Trump: Pa mua do të kishim Luftën e Tretë Botërore, nafta do të bjerë pas konfliktit me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nëse ai nuk do të ishte në detyrë, bota mund të ishte përfshirë në një Luftë të Tretë Botërore.
“Nëse personi i gabuar do të ishte në vendin tim, do të kishim Luftën e Tretë Botërore”, tha Trump, duke theksuar rolin e tij në menaxhimin e tensioneve globale.
Ai foli gjithashtu për situatën e tregut të naftës, duke parashikuar rënie të çmimeve në SHBA pas përfundimit të konfliktit me Iranin. Sipas tij, fillimisht ishte parashikuar që çmimi i naftës të arrinte deri në 300 dollarë për fuçi, por aktualisht është rreth 100 dollarë dhe pritet të ulet më tej.
“Dhe mendoj se do të bjerë ndjeshëm sapo të mbarojë kjo”, u shpreh presidenti amerikan


