E për*hunuan ushtarët serbë – Gruaja rrëfen tmerrin e luftës dhe vendimin për abort: “S’mund ta mbaja një fëmijë që s’ishte imi”

Kosovë&Rajon

E për*hunuan ushtarët serbë – Gruaja rrëfen tmerrin e

Një grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ndarë një dëshmi rrëqethëse në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini. Ajo ka treguar publikisht se ishte përdhunuar nga ushtarë serbë dhe kishte mbetur shtatzënë si pasojë e këtij akti mizor. E gjendur në një situatë të padurueshme, ajo vendosi të ndërpresë shtatzëninë në muajin e dytë.

“Çka më duhet mua ai fëmijë? Ai fëmijë me kryq është, unë s’jam me kryq… e kam abortuar,” – tha ajo mes emocionesh të forta, duke shtuar se kishte kërkuar ndihmën e nënës dhe të një mjeku për ta kryer abortin.

Gruaja foli hapur për traumën e thellë që i kishte lënë kjo përvojë, duke theksuar se dhuna ishte e përsëritur dhe e organizuar. Sipas saj, pasojat psikologjike ishin më të rënda sesa dëmet fizike. “Historia ime është shumë e gjatë… edhe ma keq kam qenë pas asaj,” – u shpreh ajo, duke nxjerrë në pah plagët e heshtura që mbeten të hapura edhe pas dekadash.

Në përfundim, ajo dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që janë prekur nga lufta: “Më vjen keq që ju ka ndodhë. Po s’kemi çka me ba, i ka ardhë koha ashtu… dikush nuk ka qejf me u shpreh, por unë nuk e kam problem.”

Dëshmia e saj është një thirrje e drejtpërdrejtë për dëgjim, drejtësi dhe mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës – një plagë që ende kërkon shërim dhe njohje të plotë institucionale e shoqërore.

ME TE LEXUARAT