Sulmi në Kuvend, Vuçiç: Ditë e vështirë për Serbinë që nuk ishte parë 35 vite!

Kosovë&Rajon

Sulmi në Kuvend, Vuçiç: Ditë e vështirë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë që ndodhi sot në Kuvend, ku disa deputetë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve nga opozita.

Vuçiç shprehet se ngjarja e sotme është një ditë e vështirë për Beogradin dhe se qeveria kërkon që agresorët të mbajnë përgjegjësi.

"Sot është një ditë e vështirë për Serbinë, për çdo qytetar të vendit. Jemi dëshmitarë të diçkaje që nuk e kemi parë që nga themelimi i sistemit partiak, domethënë në 35 vitet e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk ka ndodhur që nga sistemi shumëpartiak.

Bëhet fjalë për bullizëm, sjellje huligane. Kërkoj përgjegjësi penale dhe ligjore, presim prokurorinë. Nuk do të pushojmë derisa ata që e thanë të japin llogari”, shprehet Vuçiç.

ME TE LEXUARAT