"Cfarë është ky komplot kundër meje", Behgjet Pacolli reagon për "paratë ruse" në aeroportin e Vlorës

Politikë

"Cfarë është ky komplot kundër meje", Behgjet

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka bërë një reagim tjetër për zhvillimet e fundit në investimin e aeroportit të Vlorës, ku së fundi eshte raportuar edhe një hetim të nisur nga Prokuroria e Tiranës.

Pacolli thotë mes të tjerash se gjithcka po ndodh eshte nje komplot kunder tij dhe investimeve qe po kryen, por shton se nuk do të bëjë asnjë lëshim për cfarë i takon, por pa zbuluar ende detaje nga thelbi i këtij konflikti, për të cilin ka pasur shumë raportime ditët e fundit.

Më poshtë deklarata e plotë e Pacollit:

ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,

pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse? Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time, nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.

Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia.

Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon. Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private. Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.

Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira. Dua të lë në Vlorë një trashigemi duke e ditur mirë që ky investim me vështirësi do të rikthehet. Por një gjë është e sigurt: Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im! Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.

ME TE LEXUARAT