Humbja në zgjedhje, Noka sherr me gazetarët dhe u tregon barcoletë: Keni një zakon të keq
Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shfaqur i qeshur, por dukshëm edhe i acaruar me mediat, të cilat i ka bërë bashëfajtore për humbjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në hyrje të selisë blu, ku i ka thirrur kryetari Sali Berisha, Noka tha se mediat i bënë fushatën Partisë Socialiste. “Ju dua shumë”, i tha ai.
Noka: Ju jeni profesionistë, keni bërë fushatën. Por pronarët tuaj janë të tredhur. Ju nuk shikoni...
Gazetarët: Po ç’faj kemi ne që humbisni ju?
Noka: Ju shikoni, ju si puna e lopës...ia vodhën lopën dhe i thanë ata si ta vodhën, mirë unë tha që s'e lidha... Unë ju dua shumë.
Gazetarët: Po pse ne ua kemi fajin?
Noka: Ore hajduti a kishte ndonjë faj apo jo? Ju jeni si puna e atij që viktimës i jepni plumbin e fundit. Si e shpjegoni ju që këta rriten vjedhjet pa fund, krimi pa fund, qeverisja shkon në zero dhe këta fitojnë, kanë blerë karta pa fund, më thonte miku im në Selenicë kur e pyeta për një fshat që janë të djathtë.
Më erdhën dhe më dhanë 10 mijë euro. O ka prova këtë radhë o ska patur asnjëherë. Falja e gjobave a nuk ishte blerje votash. Të gjitha fletët janë me një laps të mbushur, një stil, një