“Kemi konflikt të hapur me Iranin”, Mediu kërkesë Presidentit: Të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Politikë

“Kemi konflikt të hapur me Iranin”, Mediu kërkesë

Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar presidentit me një kërkesë për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Dua t’i kujtoj kryeministrit që çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë ekskluzivitet as i ministrisë, as i kryeministrit. Është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë i kërkoj presidentit që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ju kërkoj edhe juve, zoti kryetar, që t’i kërkoni presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

E para, Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin; ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Edhe deklarata e djeshme e ambasadës nuk është vetëm një thirrje për qytetarët amerikanë, por edhe për shqiptarët. Është idioteske të mendohet se, duke qenë anëtar i NATO-s, jemi të garantuar për çdo gjë”, u shpreh Mediu.

 

ME TE LEXUARAT