“Përjetësisht pasuri e shpirtit”, Rama uron Gjirokastrën për 20-vjetorin në UNESCO

Politikë

“Përjetësisht pasuri e shpirtit”, Rama uron

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Gjirokastrën, në 20-vjetorin e shpalljes së saj si Pasuri Botërore nga UNESCO.

Më 15 korrik 2005, qyteti historik u përfshi në organizatën botërore të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjirokastra, veçanërisht kalaja e saj është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj, falë vlerave historike dhe arkitektonike.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë një video nga Gjirokastra, duke e shoqëruar me një mesazh përvjetori ku vlerëson rëndësinë kulturore e shpirtërore të qytetit.

“MIRËMËNGJES ????
Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë,” shkroi Rama.

ME TE LEXUARAT