Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan në Londër

Showbiz

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit

Wireless Festival në Londër është anuluar pasi qeveria britanike i refuzoi vizën reperit Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye.

Organizatorët thanë se Home Office ka tërhequr vizën, duke bërë të pamundur performancën e tij këtë verë, dhe se të gjithë blerësit e biletave do të rimbursohen.

Kanye West ka qenë në qendër të polemikave për një seri deklaratash antisemitike, raciste dhe pro-naziste gjatë viteve të fundit.

Organizatorët e festivalit theksuan se antisemitizmi në çdo formë është i papranueshëm dhe pranuan ndikimin real dhe personal që këto çështje kanë shkaktuar.

Në deklaratën e tij, West tha se kupton se fjalët nuk mjaftojnë dhe shpreson të nisë një dialog me komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar.

Biletat paraprake për festivalin u shiten të gjitha të martën, ndërsa shitja e përgjithshme ishte planifikuar të hapet të mërkurën.

 

ME TE LEXUARAT