"From me to me"/ Era Istrefi në 31 vjetorin e lindjes ble dhuratën marramendëse për veten
Lajmifundit
/
5 Korrik 2025, 13:35
Showbiz
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me shumë stil, klas dhe një dozë të fortë vetëpëlqimi.
Artistja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga dita e veçantë, ku spikaste eleganca dhe luksi.
Në një prej fotografive të publikuara në InstaStory, Era shfaqet përpara një veture BMW të zezë, të dekoruar me një fjongo të madhe të kuqe, një dhuratë që këngëtarja ia ka bërë vetes për ditëlindje.
Makina në treg kap çmimin e rreth 200 mijë eurove. “From me to me”, shkroi ajo me krenari krahas fotos, duke treguar se surpriza ishte organizuar nga vetë ajo.