Hëngri vetëm ton dhe kastraveca për muaj të tërë, e tmerrshme ajo që i ka ndodhur aktorit të njohur
Aktori i njohur, Orlando Bloom ka zbuluar se si transformimi i tij gjatë humbjes së peshës për një rol ka pasur një ndikim të thellë në shëndetin e tij mendor.
Bloom zbuloi së fundmi se kishte humbur 11 kilogramë për rolin e tij si boksier në filmin “The Cut”. Në një episod të ri të “This Morning”, ai pranoi se kishte ngrënë vetëm ton dhe kastraveca para se të xhironte filmin.
“Isha thjesht i rraskapitur, nuk kisha energji. Isha i uritur dhe isha një person i tmerrshëm”, tha ai. Bloom theksoi se kishte punuar me nutricionistin Philip Goglio, i cili e këshilloi të reduktonte vaktet nga tre në dy.
“Papritmas ma morën të gjithë atë ushqim. Pastaj u detyrova të haja vetëm ton dhe kastraveca për tre javë”, pohon ai. Bloom shpjegoi gjithashtu se për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor, ai kishte probleme edhe me paranojën dhe mendimet ndërhyrëse.
Ai theksoi gjithashtu se atletët humbin rregullisht peshë dhe aktorët zakonisht e çojnë atë në ekstreme në periudhën e shkurtër para se të luajnë një rol. Gjatë xhirimeve, ai përsëri bënte gjithçka që mundte për t’u dukur sa më mirë para kameras.
Ai kujtoi gjithashtu se shtrihej midis xhirimeve në shesh xhirimi dhe pastaj ngrihej për të bërë pompa që të dukej edhe më i madh. Edhe pse ia doli ta duronte dietën intensive, Bloom nuk ia rekomandon askujt.
Aktori më parë i tha revistës People se ishte i entuziazmuar nga sfida e transformimit për rolin, por pranoi se mungesa e gjumit i la një ndikim të madh mendor.