“Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi”, Gjesti hapi kutinë misterioze…flet për BBA VIP
Lajmifundit
/
20 Prill 2025, 08:10
Showbiz
“Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi! E kam pas ëndërr të futem në Big Brother Albania”, tha Gjesti mes të tjerash teksa përmblidhte emocionet e tij në këto ditë qëndrimi në shtëpi.
Çfarë ishte Big Brother për Gjesin?
“Ëndrra ime që e kam dashur gjithmonë”, ishte kjo përgjigja ‘shkurt e shqip’ e tij.
Pasi hapi kutinë misterioze ai gjeti aty një mikrofonin e tij. Më pas shkoi drejt studios ku këndoi disa nga këngët e tij më në zë, e sigurisht…. u takua me motrën e tij.
Një emocion që e riktheu edhe një herë atë në pasionin më të madh… muzikën!