Postimi që trazoi rrjetin: Vivien i dërgon “mesazh” të koduar Getinjos dhe Mozzik?
Vivien Thano, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, është rikthyer sërish në vëmendje pas një postimi të fundit në Threads, që shumë ndjekës po e lexojnë si një thumbim direkt ndaj dyshes Getinjo–Mozzik.
Në postimin e saj, Vivien shkruan:
“Po prisja, thashë se do e rregullonit dorën mbas kaq shumë kohësh, po hiç, keq e më keq dmth.”
Pikërisht kjo fjali ka hapur polemika në rrjet. Pa përmendur askënd me emër, Vivien ka ndezur një valë komentesh dhe aludimesh, kryesisht për shkak të kontekstit dhe mënyrës se si është shkruar mesazhi. Thjesht, drejtpërdrejt dhe me tone zhgënjimi.
Një pjesë e mirë e ndjekësve janë të bindur se ky është një mesazh i koduar për Getinjon, ish-partnerin e saj brenda BBVIP Kosova, me të cilin pati një marrëdhënie të diskutuar dhe të komentuar gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.
Por ka edhe nga ata që mendojnë se postimi nuk është vetëm për të, pasi Vivien përdor shumësin (“do e rregullonit…”), duke lënë të nënkuptohet se thumbimi mund të përfshijë edhe Mozzikun, vëllain e Getinjos dhe bashkëpunëtor në projektin e fundit muzikor.
Aludimet shtohen edhe për faktin se postimi vjen vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re të Getinjos dhe Mozzik, duke ngritur dyshime të forta për qëllimin pas mesazhit. Sipas ndjekësve, koha është shumë “rastësisht perfekte” për të mos qenë një reagim ndaj projektit.