Vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë “namin” në TikTok
Një ndër çiftet më të komentuara të edicionit që lamë pas të Big Brother Vip Albania ka qenë padyshim Jozefin Marku dhe Loredana Brati.
Ndarje, pajtime, puthje, lot, ngritje zëri e bashkime, kështu ka qenë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por, ndonëse ky reality show ka javë që ka përfunduar, kurioziteti i ndjekësve është i madh, se çfarë po ndodh në të vërtetë mes dyshes.
Ndonëse, ashtu si Lori, edhe Jozi kanë deklaruar në daljet e tyre televizive se e kanë lënë marrëdhënien e tyre “të rrjedhë vetë”, fansat thonë se çifti janë bashkë dhe po shijojnë dashurinë e tyre larg mediave dhe kamerave të telefonave.
Së fundmi, një video është duke bërë namin në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara Jozi shihet teksa po performonte në një nga club-et e kryeqytetit, kur në një moment, një vajzë shkëputet nga tavolina e saj dhe ngjitet në skenë për të përqafuar këngëtarin.
Ata shkëmbejnë një përqafim të ngrohtë, ndërkohë që dhe disa fjalë me njëri-tjetrin. Disa thonë se vajza në fjalë ishte pikërisht Lori, por disa të tjerë aludojnë se ajo ishte thjesht një fanse e Jozit!
Duke qenë se në pamje vajza “misterioze” nuk shihet qartë dhe nuk kuptohet se kush mund të jetë, adhuruesit e çiftit të Big Brother Vip janë të ndarë në dysh!