E rrëzoi gjyqtaren në fushë, futbollisti e injoron totalisht. Pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

Gjyqtarja Esra Arikboga, u përfshi në një incident gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë në Turqi, mes Bursaspor dhe Mardin.
Në një aksion pranë vijës anësore, Mehmet Manis i Mardin 1969, goditi pa dashje gjyqtaren Arikbogën në një zonë të fushës të mbuluar me baltë.
Ajo mori disa sekonda kohë për t’u ngritur dhe madje e shikoi futbollistin Manis, që nga ana e tij, e injoroi atë dhe u kthye në fushë.
Mënyra se si lojtari eci pranë Arikbogës pa e shikuar ose pa kërkuar falje për atë që ndodhi, përfundoi duke pasur pasoja në mediat sociale, me disa komente që kritikuan qëndrimin e futbollistit.
Bursaspor-Mardin 1969 Spor karşılaşmasında hakem Esra Arıkboğa'nun düştüğü pozisyon. pic.twitter.com/sUH4OdPYTP
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) April 4, 2026


