Kualifikimi për Kupën e Botës 2026! Superlajm për Shqipërinë para duelit me Serbinë!
Lajmifundit
/
14 Maj 2025, 18:57
Sport
Para përballjes së shumëpritur me Serbinë, Ardian Ismajli dhe Mario Mita dy lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare, janë rikuperuar nga dëmtimi dhe janë kthyer në dispozicion të trajnerit.
Kthimi i tyre pritet të forcojë skuadrën dhe të rrisë opsionet në formacion, veçanërisht duke qenë se ndeshja me Serbinë ka një peshë të veçantë si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë emocional.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë .