Përleshje mes tifozëve dhe eliminim dramatik: Buduçnost bie nga Champions, NOAH kalon më tej

Sport

Përleshje mes tifozëve dhe eliminim dramatik: Buduçnost bie nga

Skuadra malazeze Buduçnost u eliminua nga Liga e Kampioneve pas një barazimi 2-2 në ndeshjen e kthimit ndaj armenëve të NOAH, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Malin e Zi.

Pavarësisht përpjekjeve në fushë, rezultati nuk mjaftoi për të kaluar më tej, pasi armenët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte vetëm eliminimi, por pamjet e turpshme në shkallët e stadiumit.

Në tribunën e ultrasve të Buduçnost shpërtheu një përleshje fizike mes vetë tifozëve vendas, duke krijuar kaos dhe duke hedhur një njollë të rëndë mbi ambientin sportiv të takimit. Shkaqet e incidentit nuk janë bërë të ditura ende.

Pavarësisht dështimit në këtë fazë të Champions, Buduçnost do të ketë një tjetër mundësi në Europë: ata do të vijojnë rrugëtimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës, duke synuar të shpëtojnë sezonin europian.

ME TE LEXUARAT