Aksident i dyfishtë Gjirokastër-Kakavijë, raportohet për disa të lënduar!
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 17:14
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, veçanërisht në pjesën frontale të mjeteve. Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.