Aksident në Berat/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletên, plagosen dy drejtuesit
Lajmifundit
/
10 Korrik 2025, 20:43
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e quajtur “NShG-ja”.
Një motorr me targa të huaja, me drejtues shtetasin Agim Serani, 32-vjeç, ka përplasur biçiklitistin Afrim Likaj, 54-vjeç.
Të dy janë përplasur në rrugë dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.