E rëndë në Korçë/ I riu tenton t'i japë fund jetës, vetëhidhet nga kati i pestë
Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.