Zjarr në Zvërnec! Digjen dhjetëra pisha, flakët rrezikojnë dy hotele
Lajmifundit
/
10 Korrik 2025, 19:13
Aktualitet
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë sot zonën e fshatit Zvërnec, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
Fillimisht zjarri ka rënë anës rrugës, por për shkak të erës së fortë është përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar dhjetëra pisha dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Forcat zjarrfikëse, të ndihmuara nga banorët, ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Megjithatë, era e fortë vijon të vështirësojë ndërhyrjen.