LAJMI I FUNDIT/ Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
“Vendimi i prokurorit është në kundërshtim me përmbushjen e rolit dhe të funksionit të tij, ka cenuar rregullat e ushtrimit të hetimit, në lidhje me kallëzimin nr.827 datë 28.05.2025 të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaj dhe duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të thelluar nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, referuar parashikimeve të neneve 169, pika 2, dhe 194, pika 2 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, nenit 119, pika 2 të ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar”, thuhet në kërkesën e Manjës.
Veprimi i Manjas vjen pasi kreu i qeverisë shprehu pakënaqësi në lidhje me qendrimin e prokurores për ndërtimet e bëra në Theth.
Ndërkohë, prej disa ditësh në këtë zonë vijon shembja e objekteve për të liruar hapësirat publike, ndërsa pronarët e objekteve kanë protestuar.