Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa. Një automjet ka përplasur ka përplasur të moshuarin 81-vjeç i cili po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


