Aksident në Korçë–Pogradec, makina përplas motorin! Një i plagosur
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 19:36
Aktualitet
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.
Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.