Aksident në Rrugën e Kombit, makina përplas këmbësorin
Lajmifundit
/
30 Gusht 2025, 17:21
Aktualitet
Nje aksident rrugor ka ndodhur ne rrugen e Kombit ku nje kembesor eshte goditur prej nje automjeti.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.