Moti i keq me stuhi, tragetit i këputet litari në Portin e Durrësit

Aktualitet

Moti i keq me stuhi, tragetit i këputet litari në Portin e

Moti i përkeqësuar gjatë ditës së sotme, bëhet me dije se njërit prej trageteve të ankoruar në Port, i është këputur cima (litari që lidh tragetin me kalatën).

Lajmin e bëri të ditur vetë Autoriteti Portual Durrës përmes një njoftimi, ku thuhet se fatmirësisht situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimës.

Bëhet e ditur se nuk ka patur incidente me mjetet e tjera lundruese që ndodheshin në kalatë, ndërkohë që trageti ka nisur lundrimin drejt Barit.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

30.8.2025

Gjatë fortunalit të sotëm, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimat (litari lidhës me kalatën).

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si  Kapiteneria e Portit,  Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes.

Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.

Jemi në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.

ME TE LEXUARAT