Stuhia rrëzon pemët ne Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Lajmifundit
/
30 Gusht 2025, 16:22
Aktualitet
Moti i keq dhe stuhia që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, ka rrëzuar disa peme në aksin Fier–Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”.
Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluar, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.
Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të mundësuar pastrimin dhe lirimin e plotë të këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës.