Rënie gurësh në Shkopet, këshillohen drejtuesit e automjeteve

Aktualitet

Rënie gurësh në Shkopet, këshillohen drejtuesit e

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Burrel–Skuraj.

Si pasojë e shiut, ka patu rënie masive gurësh në të gjithë segmentin e Shkopetit.

Ndonëse situata po monitorohet nga ana e punëtorëve të firmës mirëmbajtëse, autoritetet këshillojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregojnë kujdes.

Këshillohet kufizimi i shpejtësisë pasi në shumë kthesa mund të përballesh me prani të gurëve në asfalt gjë e cila mund të bëhet shkak për aksidente.

Në akset e tjera të qarkut Dibër nuk raportohet të ketë probleme aktualisht, ndërsa situata pritet të vështirësohet në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT