Aksident tragjik, humb jetën nënkryetarja e Dhomës së Biznesit Elisabeta Katiaj

Aktualitet

Aksident tragjik, humb jetën nënkryetarja e Dhomës së

Dy gra humbën tragjikisht jetën sot më 12 dhjetor në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat shqiptare si eksperte e ekonomisë.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni, ku për fat të keq, të dyja gratë humbën jetën. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. “Në këtë ngjarje ishin të përfshira një makinë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Fatkeqësisht, aksidenti solli pasoja fatale për dy gra”, tha Kelani.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi, ndërsa qytetarët dhe komuniteti janë tronditur nga humbja e dy grave.

Në mediat sociale dhe në komunitetin e ekonomistëve në Shqipëri, lajmi për vdekjen e Elizabeta Katiaj ka shkaktuar reagime të shumta, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të saj në fushën e ekonomisë dhe ndikimin e saj në publik.

ME TE LEXUARAT