Myku mbulon pallatin e “Kontakt” në Tiranë, inxhinieri denoncon “eksperimentet” e Fatmir Bektashit

Inxhinieri Erion Softa ka denoncuar eksperimentet me pasoja të ndërtuesit Fatmir Bektashi me projektet që u shet qytetarëve.
Në një postim të fundit, Softa ka nxjerrë në pah mykun që ka pushtuar një nga pallatet e ndërtuara nga kompania Kontakt në Tiranë, në pronësi të Fatmir Bektashit.

“Ky eksperiment teknologjik I realizuar nga Fatmir Bektashi dhe I miratuar ne heshtje nga banoret vazhdon te zhvillohet.
Myku vazhdon te shkaterroje banoret dhe kalimtaret. Ka lezet, popull “firmato”, shkruan Inxhinjeri në një postim në Facebook.
Komente të shumta kanë pasuar më pas denoncimin e inxhinjerit duke shpjeguar edhe arësyet pse ka ndodh mykja masive në fasadë, duke analizuar jo vetëm eksperimentin në mënyrën e ndërtimit, por edhe materialet e cilësisë së dobët që janë përdorur dhe elementë të tjerë.


