Rikthimi i Ballukut në detyrë, ja si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Lajmifundit
/
12 Dhjetor 2025, 17:11
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtimin ankimimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se me një vendim 5 me 3, Kushtetuesja ka pranuar që të shqyrtojë këtë ankimim i cili mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Mbledhja ishte parashikuar të mbahej më datë 4 dhjetor, por u shtyu për datën e sotme, me arsyetimin e kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.


