“Ishte GABIM”/ Sali Berisha kërkon falje publikisht: Firmat për Endrit Shabanin u mblodhën në një kohë kur…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar falje publikisht në lidhje me situatën e krijuar me firmat për Avokatin e Popullit.
Berisha u shpreh se ishte gabim mbledhja e firmave për Endrit Shabanin, i cili në fund u zgjodh edhe Avokati i Popullit, por vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit.
“Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë. Të cilat në të vërtetë u dhanë në një periudhë që u krijua një mbështetje për kandidatin e Tiranës…”-, tha Berisha.


