Benzema analizon situatën tek Reali: Problemin e kanë lojtarët jo trajneri, kanë zili njëri-tjetrin, atë që shënon më tepër

Sport

Benzema analizon situatën tek Reali: Problemin e kanë lojtarët jo

Askush nuk do ta mendonte në fillim të këtij sezoni se aventura e trajnerit Xabi Alonos do të merrte përmesa kaq të “zymta” te Reali i Madridit, duke patur parasysh emrat në përbërje si Mbappe, Bellingahm, Vinicius, etj.

“Galaktikët” në javët e fundit i kanë “dorëzuar” kreun Barcelonës në La Liga, 4 pikë pas rivalit të “përbetuar” pas 16 javësh kampionat. Ndërkohë, humbja kundër Manchester City në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për Champions League, ka bërë që ndeshja me Alaves të dielën të jetë “treni” i fundit që e shpëton nga shkarkimi Alonson.

Ish-sulmuesi i Realit, Karim Benzema ka folur për “L’Equipe”, duke e drejtuar “gishtin” te lojtarët: “Xabi Alonso duhet të zgjidhë problemet e lidhjes në ekip? Jo, ai nuk mund të bëjë asgjë. Ai ka emra, luan me më të mirët. Pastaj, varet nga lojtarët… Nëse shoku yt i skuadrës është më i mirë se ti, duhet ta pranosh.

Problemi është nëse dikush nuk mund ta pranojë që dikush shënon më shumë gola. Kjo është arsyeja pse ke probleme kur ke 5 ose 6 lojtarë të shkëlqyer së bashku.

Secili do të kontribuojë në diçka, dhe në fund, golashënuesi do të jetë gjithmonë pak më i spikatur se të tjerët. Por ai prapë ka nevojë për të tjerët! Nuk mund të bësh gjithçka vetë.”

ME TE LEXUARAT