Vendimet e Këshillit të Ministrave, lirohet nga detyra zëvendësministri i Brendshëm

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte ka miratuar disa vendime. Një nga vendimet e miratuara është vendimi për lirimin nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj.
Ndër të tjera është miratuar vendimi për ngritjen e Task-Forcës- Host Nation Task Force, HNTF dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s. Task-Forca kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Në rast mungese të Ramës do të drejtohet nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samiti.
Anëtarë mësohët se janë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, përfaqësuesit e kabinetit të Kryeministrit, sekretarët e Përgjithshëm, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Gjithashtu është miratuar Strategjia Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2026-2030. Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen me qeverinë e Kanadasë, për transportin ajror.
U miratua vendim për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Policisë së Shtetit.
“Sipas vendimit të drejtën e trajtimit me ushqim, pa pagesë, e përfitojnë: a) punonjësit e Policisë e Shtetit: i. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 (tetë) orë;
me normën e ushqimit “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore, aktivitete të ndryshme apo tubime, kur kohëzgjatja e punës është më shumë së koha normale e punës prej 8 (tetë) orësh.
b) punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”;
c) studentët dhe kursantët, që kryejnë trajnim të detyrueshëm sipas programit mësimor në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit:
Vendim për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për projektimin dhe kryerjen e punimeve të zbatimit për rikonstruksionin e transformimin e mjediseve të dëmtuara në hapësira funksionale në katin nëntokësor të ndërtesës së Kryeministrisë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


