Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës, zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar
Lajmifundit
/
26 Korrik 2021, 20:41
Aktualitet
Zbardhen emrat e personave të arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit të SPAK në Kadastrën e Tiranës.
Në pranga janë vënë Neritan Balbusha, nëpunës në Doganë, i akuzuar për ushtrim ndikimi me qëllime përfitimi dhe Admir Buri.
Ndërkohë është pezulluar nga detyra Panol Nikolla tek Hipoteka, i akuzuar për korruopsion.
Në total SPAK ka lëshuar 5 urdhër arreste me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.
Aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe po vijon ende në zyrat e Kadastrës së Tiranës.