Autorët ngatërruan objektiv nga "G-Classi"? Pistat e hetimit për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

Aktualitet

Autorët ngatërruan objektiv nga "G-Classi"? Pistat e hetimit

Disa pista jane ngritur nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lundër me pasoje plagosjen e kater personave, perfshire edhe femije.

Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur.

Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi, i cili nga ana e tij ka thene se nuk ka konflikte.

Autorët ngatërruan objektiv nga "G-Classi"? Pistat e hetimit

Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera, sipas burimeve të  Top Channel.

Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badygardit kjo makinë po kalonte për herë të parë natën e ngjarjes.

Të plagosur kane mbetur shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Ata u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishin duke udhëtuar me makinën tip “G Class”.

Pas hapjes së zjarrit, autorët u larguan nga vendngjarja.

Atentatorët më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët.

ME TE LEXUARAT