Dhunoi nënën e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Aktualitet

Dhunoi nënën e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Dimalit, ku një 43-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pavarësisht masave ligjore të mbrojtjes që ishin marrë më herët ndaj tij.

Burime zyrtare nga Policia e Beratit bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi D. V., banues në Vlorë. Sipas hetimeve paraprake, ai ka goditur nënën e tij pas një konflikti familjar, duke shkelur të gjitha detyrimet që i ishin vendosur nga autoritetet gjyqësore.

Policia e Dimalit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin në flagrancë, ndërkohë që ndaj tij tashmë është regjistruar procedimi penal për veprën “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT