“Do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë”/ Edlira Çepani kujton 15 vjetorin e martesës, dedikimi prekës për bashkëshortin e ndjerë

Aktualitet

“Do të jesh gjithmonë drita në rrugën

Edlira Çepani ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani.

Në një postim të ndjerë, Edlira kujton rrugëtimin e tyre të përbashkët, të mbushur me bekime, dashuri dhe sfida të jetës.

“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull. Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë! Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…

Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve. Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë! ❤️❤️❤️❤️”, shkruan Çepani bashkëngjitur me një fotografi të postuar në “Instagram”.

 

 

 

ME TE LEXUARAT