Droguan dhe p*rdhunuan anglezen, dënohen me 18 vite burg dy shqiptarët në Angli
Dy shqiptarë janë dënuar me 9 vite burg secili në Angli, nën akuzën e përdhunimit të një anglezeje. Mësohet se dy të rinjtë shqiptarë, 22-vjeçari Redjon Cenaj dhe 20-vjeçari Mariglen Ferataj janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.
Sa i përket ngjarjes, kallëzimi u bë nga vetë viktima në tetor të 2023, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në Leicester. Sipas asaj që ka dëshmuar viktima, ajo ka qenë në një lokal nate me miqtë e saj, ku është njohur me një djalë. Fillimisht ajo ka dalë jashtë me Cenaj, e më pas i është bashkuar edhe Ferataj, ku më pas të tre ata me një taksi kanë shkuar në banesën e viktimës, ku është përdhunuar.
Provat mjekësore dhe kamerat e sigurisë vërtetuan akuzat ndaj dy shqiptarëve, ndërsa po ashtu edhe deklarata e taksistit ka konfirmuar se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte, teksa më pas një test droge zbuloi se ajo ishte pozitive.
Arrestimi i dy të rinjve shqiptarë ka ardhur vetëm dy ditë pas ngjarjes, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar akuzat. Ferataj pohoi se viktima e dinte çfarë po bënte, ndërsa nga ana tjetër Cenaj mohoi të kishte pasur aktivitet seksual.