Emrat/ Trafikonin kokainë, dënohen me burg 3 shqiptarë në Londër!

Aktualitet

Emrat/ Trafikonin kokainë, dënohen me burg 3 shqiptarë në

Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga gjykata e Londës nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike. 

Azem Ferizolli, 24 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjashtë muaj, Halit Ferizolli, 34 vjeç, u dënua me nëntë vjet dhe Genart Loca, 23 vjeç, u dënua me shtatë vjet.

Teksa bastisën vendet ku ata vepronin, oficerët gjetën të paktën 50,000 £, dy ora Rolex me vlerë gjithsej 25,000 £, sende të ndryshme të veshjeve, këpucëve dhe çanta, në shumën totale prej 10,000 £ dhe një automjet, një Toyota Prius me vlerë rreth 7,000 £. Ata gjetën gjithashtu kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi është dënuar me 15 vite gjithsej ndërsa akuzoheshin për trafik kokaine mes viteve 2020-2022.

 

ME TE LEXUARAT