EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 30-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i

Sot në orën 09.00 ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 30-vjeçari Esat Xherri që mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mesditën e të dieles në në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë që më pas u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit,drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura. Ai pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë që familjarët kanë kërkuar që kjo ngjarje të hetohet me shumë seriozitet.

ME TE LEXUARAT