Ervin Salianji shfaqet krah Sali Berishës, demokrati merr pjesë me liderin e PD-së në takimin në Kavajë

Politikë

Ervin Salianji shfaqet krah Sali Berishës, demokrati merr pjesë me

Paraditen e kësaj të enjte, demokratët me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha kanë shkuar në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budës.

I pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u pa krah kryedemokratit, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi kontributin e Josif Budës, duke shtuar se ai ishte një njeri i cili qëndroi me kokën lart dhe rezistoi deri në fund.

"Sot jemi të lirë se dikur zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës, si Josifi tha jo në një kohë kur një jo i kushtonte shumë më shumë, atij i kushtoi jetën Josifi nuk e kërkoi maternizimi, por jetën, me fytyrë nga qielli dhe jo kokën e ulur. Lavdi qëndresës së tij, dritës që nuk u shua, lavdi të përjetshme Josif Budës”, tha Salianji.

Kujtojmë se Josif Buda u vra më 10 korrik 1990 në Kavajë, duke u bërë dëshmori i parë i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri në fillim të viteve ’90.

ME TE LEXUARAT