Tragjedi në Teksas: 110 të vdekur dhe mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet
Teksas po përjeton një nga tragjeditë më të rënda natyrore të dekadës, ndërsa numri i viktimave nga përmbytjet e furishme ka arritur në 110 persona të konfirmuar të vdekur, dhe mbi 170 të zhdukur. Bilanci tragjik pritet të rritet edhe më tej ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren.
Përmbytjet ndodhën pas reshjeve të dendura që goditën rajonin më 4 korrik, duke përmbytur qytete të tëra dhe duke rritur nivelin e lumit Guadalupe me afro 8 metra në pak orë. Qarku më i prekur
është Kerr County, ku ndodhet edhe qyteti Kerrville, tashmë i kthyer në zonë katastrofe.
Sipas Guvernatorit Greg Abbott, asnjë i mbijetuar nuk është gjetur që nga e premtja. Vetëm në kampin fetar “Camp Mystic”, që ndodhej në brigjet e lumit, 27 vajza dhe shoqëruese të tyre humbën jetën kur uji përfshiu papritur ndërtesat.
Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Litha, ka konfirmuar se 36 nga viktimat janë fëmijë. Ai shton se “ndërsa uji tërhiqet, po zbulojmë më shumë trupa nën rrënoja dhe pemë të shembura”.
Autoritetet lokale dhe federale janë në gjendje emergjence, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë pa ndërprerje mes rrënojave, baltës dhe rrezikut për rrëshqitje të mëtejshme.