FNSH e RENEA blindojnë Elbasanin, policia "zbërthen" dinamikën e atentatit mafioz
Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri mbetën të vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, pranë një karburanti në hyrje të Elbasanit.
Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr nga një automjet duke vrarë në vend Lulzim Bitrin, 35 vjeç, ndërsa 48-vjeçari Ardian Çollaku, mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë në spital.
Viktimat ishin në këmbë, kur ndaj tyre dyshohet se u qëlluan me armë me silenciator.
Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Policia tha se kishte gjetur në flakë një automjet në afërsi të Metalurgjikut, që dyshohet se u përdor nga autorët.
“Në Bradashesh, afër “Rrethrrotullimit të Luleve” dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësorë. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri, Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.
“Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Te Metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e çdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,