Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit
Lajmifundit
/
6 Korrik 2025, 10:45
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Pogradec. Raportohet se një trup i pajetë është gjetur në ujërat liqenit nga banorët. Kanë qenë këta të fundit, të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetas të moshuar, ende i paidentifikuar. Trupi i tij është nxjerr në breg nga Policia kufitare. Mësohet se i moshuari është denoncuar nga familajrët si i larguar nga banesa.
Ndërkohë, policia në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, teksa pritet të konfirmohet identiteti i viktimës.