Hapja e grupkapitujve, Marie Bjerre: Shqipëria po jep rezultate por ka ende punë
Ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, gjatë fjalës së saj në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, që po zhvillohet sot në Bruksel.
Ajo theksoi se Shqipëria e sheh të ardhmen e saj brenda BE-së, duke vlerësuar faktin që vendi ka prodhuar rezultate konkrete. “Ju po jepni rezultate dhe këto meritojnë të njihen,” u shpreh ministrja daneze.
Duke e konsideruar ditën e sotme si “një gur kilometrik” në rrugën drejt integrimit, Bjerre u shpreh se megjithëse puna nuk ka përfunduar, progresi është i prekshëm. “Sigurisht, nuk jemi ende në vijën e finishit, ka ende shumë punë përpara, por sot është një moment i rëndësishëm,” tha ajo.
Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane e Danimarkes: Shqipëria ka bërë përpjekje gjatë viteve, me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE.
Shqipëria e sheh të ardhmen ne BE. Ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto duhet tju njihen. Sigurisht nuk jemi në linjën e finishti, ka shumë punë para nesh, por sot është një gur kilometrik. Danimarka, duke qene presidente e radhës do të bëjë maksimumi për ta çuar përpara zgjerimin. Vendet kandidatet të vazhdojnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopehagenit. Shqipëri ju po bëni pikërisht këtë. Vazhdoni edhe më tej me punën e mirë.