U jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, AMP arreston nënkomisarin e krimeve në Elbasan (EMRI)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ka arreston një nënkomisar krimesh, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas asaj që bëhet me dije, nënkomisari Edisan Pemaj, jepte para me fajde personave të ndryshem dhe më pas përmes kanosjes se dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.
Në kuadër të operacionit "Last rent", u sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.
U raportua se nënkomisar Edison Pema i kishte dhënë hua 10 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro.
Përveç kësaj i kishte marrë edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion.
Përveç interesit mujor të jashtëligjshëm, Pema kishte marrë peng 5 automjete në pronësi të personit që i kishte dhënë fajde, duke ushtruar mbi të kanosje dhe presion të vazhdueshëm për të siguruar kthimin e shumës me përfitime të larta.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat rezultonin të mbajtura në mënyrë të paligjshme nga Pema.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.