Atentati në Tiranë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, “dy autorët lëviznin me motor, një i tretë i priste në…”
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë.
Grupi hetimor pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ka arritur të zbulojë së autorët kanë qenë dy veta me një motor tip Dukati kur i kanë zënë pritë dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar në ecje.
Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët më pas i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.
Policia deri tani nuk ka gjetur as motorin as ndonjë automjet të djegur.
Të plagosur kane mbetur shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
Ata u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishin duke udhëtuar me makinën tip “G Class”.
Pas hapjes së zjarrit, autorët u larguan nga vendngjarja.
Atentatorët më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët.