Zbardhet EMRI i të riut që u gjet i vrarë pranë liqenit të Shkopetit, ekspertë nga Tirana drejt vendngjarjes

Aktualitet

Zbardhet EMRI i të riut që u gjet i vrarë pranë liqenit

Renis Dobra, 23 vjeç nga Burreli është i riu, i cili u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat. Ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes janë nisur ekspertët nga Tirana.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit. Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se 23-vjeçari është rrëmbyer ditën e djeshme para se të ekzekutohej.

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

ME TE LEXUARAT