LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë doktoresha e QSUT, Nexhmije Subashi

Aktualitet

LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë doktoresha e QSUT, Nexhmije Subashi

Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi, mjekja e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare e cila ka shërbyer për shumë vite në QSUT.

Ajo ka pasur një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të saj për këtë humbje të madhe. Kontributi i saj si mjeke laboratori vlerësohej shumë jo vetëm nga kolegët në punë, por edhe nga mijëra pacientë jashtë mureve të laboratorit.

“QSU "Nënë Tereza" i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të Prof. As. Dr. Nexhmije Subashi.

Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi do të mbetet një figurë e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare, me një karrierë të gjatë si mjeke laboratori, hematologe dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Pushofsh në paqe prof. Nexhmije Subashi!”

ME TE LEXUARAT