SPAK "mësyn" në Shkodër, tetë persona në pranga, 13 urdhër-arreste mes tyre edhe zyrtarë policie
Lajmifundit
/
11 Korrik 2025, 12:46
Aktualitet
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një aksion në Shkodër, nga ku u lëshuan 13 urdhër arreste.
Tetë persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Në mes të arrestuarve ka dhe zyrtarë policie, teksa janë shtruar akuzat edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Ky aksion, ka nisur që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm. Në kërkim është shpallur dhe një ish-zyrtar policie, shtetasi E.D.
Goditja e grupit kriminal ka ardhur as zbërthimit të komunikimeve të SkyECC.